Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Rekord ankesash për abuzim me të dhënat personale. Nga pasuritë e paluajtshme, tek bankat

14:01 / April 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
banka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qytetarët kanë rritur ndërgjegjësimin për të kërkuar të drejtën e tyre sa i takon abuzimit me të dhënat personale. Referuar raportit vjetor të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të dhënave Personale, gjatë vitit 2023 u administruan 394 ankesa nga qytetarët, duke konfirmuar gjithnjë e më shumë kuptueshmërinë e qytetarëve për rëndësinë e mbrojtjes së kësaj të drejte themelore.

Numri i ankesave regjistrohet në nivelin më të lartë të të paktën 5 viteve të fundit. Nga vlerësimi i objektit të ankesave, ndër tipologjitë kryesore domino: përhapja e paligjshme të të dhënave personale; ushtrimi i të drejtës për akses për korrigjim/fshirje të të dhënave personale; marketingu i drejtpërdrejtë në lidhje me komunikimet e pakërkuara dhe ofrimi i shërbimeve nga zyrat noteriale.

Zyra e Komisionerit përgjatë vitit që lamë pas realizoi 47 hetime administrative në kontrollues të ndryshëm, nga të cilat 32 me iniciativën e institucionit dhe 15 hetime janë zhvilluar për verifikimin e ankesave të qytetarëve. 9 procedura hetimi administrativ janë kryer në kontrollues publik dhe 38 të tjera në kontrollues privat.

Sektorët kryesore ku u zhvilluan procedurat e hetimeve administrative janë: sektori financiar jo bankar; sektori i arsimit; sektori i administrimit dhe ndërmjetësimit të pasurive të paluajtëshme (real estate); sektori i shërbimeve postare; sektori i marketingut të drejtpërdrejtë; organet ligjzbatuese.

Në përfundim të tyre janë marrë 19 vendime të cilat korrespondojnë me 64 sanksione administrative, me një vlerë totale prej 47.400 euro për subjektet që janë kapur në shkelje të legjislacionit në fuqi, duke abuzuar në një farë forme me të dhënat personale të qytetarëve.

Zyra e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale del në konkluzionin se zhvillimi teknologjik nxjerr akoma edhe më shumë në pah domosdoshmërinë e rritjes së investimeve, jo vetëm për përmirësimin e shërbimeve, por edhe për marrjen e masave për mbrojtjen e të dhënave në ofrimin e tyre.

Banka Gjoba tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Travel Off Path”: Ksamili shpallet destinacioni bregdetar më i mirë në Evropë

10:06 / September 4, 2026

Veliaj rimori kompetencat, nis pastrimi i zonave problematike të Tiranës, ndërhyrje në Bregun e Lumit dhe Urën e Kamzës

17:19 / September 3, 2026

Ministri i Financave, Malaj: Pagat e magjistratëve nuk janë bllokuar nga ne, sillni listëpagesat sipas metodologjisë në fuqi

12:01 / September 3, 2026

Nga sot reduktohet numri i urbaneve në Tiranë, operatorët nxjerrin 20-30% më pak mjete

12:59 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.