Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rekord “Guinness” në Kosovë, ka vetëm një deputet, por zotëron katër ministri

18:34 / February 5, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Behgjeti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rasti i Behgjet Pacollit në Qeverinë e Kosovës mund të regjistrohet lirisht në Librin e Rekordeve ‘Guinness’.

Biznesmenit të shndërruar në politikan sot i ka ikur edhe një deputet, këngëtari Labinot Tahiri. Por, Pacolli që tashmë ka vetëm një deputet në Parlament si AKR, pa problem po vazhdon t’i drejtojë katër Ministri në Qeverinë e Kosovës.

Behgjet Pacolli po vazhdon të ketë hise të madhe në Qeverinë e Kosovës edhe pse fuqia e AKR’së në Parlament është zbehur. Me ikjen e Labinot Tahiri atij në kuvend i ka mbetur vetëm një deputet nga radhët e partisë së tij.

Por, me vetëm një deputet, të cilin e ka edhe kushëri, Pacolli vazhdon që në Qeverinë Haradinaj të udhëheq me katër ministri tepër të rëndësishme.

Partia e udhëhequr nga Pacolli drejton ministrinë e Punëve të Brendshme, atë Punëve të Jashtme, ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor dhe atë Zhvillimit Ekonomik.

Duket se ky pazar i mirë i Pacollit ka qenë si rezultat i nevojës së madhe të koalicionit PDK-AAK-NISMA për katër deputetët që AKR-ja mori pas zgjedhjeve të 11 qershorit, që të sigurojë një shumicë të thjeshtë në Kuvend për ta mbajtur në këmbë Qeverinë, shkruan Gazeta Express.

Pas zgjedhjeve nga AKR-ja kishin arritur që të bëheshin deputet, Behgjet Pacolli, Korab Sejdiu, Islam Pacolli e Labinot Tahiri.

Korab Sejdiu ishte larguar rreth para një viti nga partia, pas disa përplasjeve që kishte pasur me disa prej udhëheqësve brenda AKR-së.

E grupin parlamentar të AKR-së, sot e ka braktisur edhe i shumëpërfoluri, Labinot Tahiri, i cili i është bashkuar grupit parlamentar të partisë së Ramush Haradinajt.

Duke bërë kështu që fuqia e partisë së Pacollit në parlamentin e Kosovës të tkurret në vetëm një deputet.

Pra Pacollit për dy vite në pushtet numri i ministrive i ka mbetur i njëjtë, ndërsa deputetët i janë avulluar, duke e lënë që këtë parti ta përfaqësojë në Kuvend vetëm kushëriri i tij, Islam Pacolli.

Gjatë këtyre dy viteve partia e Pacollit ka pasur luksin që t’i ndryshojë edhe dy ministra.

Pas shkarkimit të Flamur Sefajt nga posti i ministri të Brendshëm pas skandalit me deportimin e gylenistëve, në vend të tij Pacolli e ka dërguar të preferuarin e Labinot Tahirit, Ekrem Mustafën, dhe në vend të ish-ministres së Ambientit, Albena Reshitajt, ka emëruar zyrtarin e lartë të partisë së tij, Fatmir Matoshin.

Këtë luks në qeverinë Haradinaj për këto dy vite nuk e kanë pasur asnjë nga partitë  më të mëdha se AKR-ja.

Kjo tkurrje e vazhdueshme e AKR-së ndërkohë kishte vënë në presion koalicionin qeverisës, i cili pas problemeve që i dolën me Listën Serbe, nuk po arrinte madje që të krijonte as kuorum në Kuvend.

Duke e parë gjithë situatën, pushteti kishte drejtuar sytë nga partitë opozitare.

Nuk dihet se me çfarë marrëveshje, por PSD-ja e Shpend Ahmetit, në fillim nuk bashkërendonte veprimet me LDK-në dhe VV-në, dhe ia bënte kuorumin pushtetit në Kuvend.

E më pas bashkëpunimi u thellua. PSD-ja votoi edhe për krijimin e grupit të unitetit  për dialogun me Serbinë, pjesë e të cilit është edhe kreu i kësaj partie, Shpend Ahmeti.

Përveç kësaj, ndërmjet PSD-së dhe pushtetit  shpërtheu edhe skandali i mesazheve që shkëmbenin brenda sallës së Kuvendit deputetët e Shpend Ahmetit me zyrtar të partisë së pushtetit, ku koordinoheshin se si duhet të flisnin dhe se si duhet mbanin premtimet.

Behgjet Guinnes Kosove
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.