Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Renato Hoti zgjidhet trajneri i ri i Burrelit, administratori Lleshaj: Mbështetje maksimale për arritjen e objektivave

10:15 / July 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
marjan lleshi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Klubi i Futbollit Burreli ka prezantuar këtë të hënë stafin teknik i cili do të drejtojë skuadrën matjane për sezonin e ri të kampionatit të kategorisë së parë. Stoli i teknikut i është besuar Renato Hotit i cili edhe më parë e ka drejtuar skuadrën. Në ndihmë të tij si konsulent do të jetë Baftjar Punavija dhe si zëvendës Ermir Dika. Prezantimin e stafit teknik është bërë në ambjentet e stadiumit “Liri Ballabani” nga Administratori i KF Burreli, Marjan Lleshaj dhe drejtori teknik Klevis Gjoka. Administratori Lleshaj tha se klubi do të jetë gjithmonë mbështetës dhe korrekt ndaj gjithësecilit.
“Ky sezon do të jetë i vështirë, por jo i pamundur. Ky do të jetë stafi teknik i cili do t’ju përgatisë si profesor Renato Hoti, Baftjar Punavija dhe Ermir Dika. Mbështetjen e kemi maksimale si sezonin e kaluar. Do t’ju përgjigjemi ashtu siç kemi rënë dakord me secilin prej jush. Juve ju mbetet të përfaqësoni denjësisht veten tuaj dhe skuadrën e Burrelit”, – tha Lleshaj.
Ndërkaq, trajneri Renato Hoti dhe konsulenti Baftjar Punavija u kërkuan futbollistëve impenjim maksimal në fushën e lojës si dhe seriozitet gjatë gjithë kohës.
“Do të jetë një sezon i vështirë për vetë formulën në të cilën po aplikohet në kategorinë e parë, ku 4 skuadra zbresin dhe 2 ngjiten. Megjithatë, ne do të punojmë fort që të arrijmë aty ku e ka vendin Burreli dhe jo në fund të tabelës. Përgjegjësia e secilit do të vijë me kohën, teksa do të nisim zyrtarisht përgatitjen e sezonit të ri. Do të jetë një verë përgatitore e gjatë dhe besoj që shtatori na gjen të kompletuar dhe të gatshëm për garën zyrtare”, – tha Hoti.
Ndërsa konsulenti Baftjar Punavija u shpreh para futbollistëve të grumbulluar se futbolli është shumë i bukur, por duhet vlerësuar.
“E rëndësishme është që të luani me pasion, të jepni më të mirën dhe të vlerësoni fanellën të cilën e mbani veshur, pasi nuk ju përfaqëson vetëm juve individualisht, por gjithë krahinën e Matit. Kështu që duhet të jeni krenar për të dhe ta nderoni në të gjithë sezonin. Ne do të na keni mbështetje për çdo nevojë tuajën, këshillë apo problem që do të dalë gjatë rrugës. Ju uroj shumë suksese” – mbylli fjalën Punavija.
Në ditët në vijim pritet që të hapet edhe merkatoja e verës për të parë ndryshimet e këtij sezoni.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Nuk je më babai im’, Francesco Totti zbulon momentin e vështirë me vajzën pas ndarjes nga Ilary Blasi

22:58 / September 24, 2026

Elbasani në hartën sportive të Europës, shpallet “Qyteti Europian i Sportit 2027”

22:39 / September 23, 2026

Tre ditë para sfidës me Bjellorusinë, Kombëtarja stërvitet pa dy futbollistë

20:56 / September 23, 2026

Mjekja hedh poshtë pretendimet e Granit Xhakës: E kam vaksinuar vetë

22:40 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.