Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Rëndësia e gjyqësorit të pavarur dhe reforma në drejtësi”/ Zbardhen detaje nga takimi mes Ramës dhe ndihmës sekretarit Todd Robinso

20:45 / March 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama Rubinso
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndihmës Sekretari i Shtetit për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson zhvilloi një takim edhe me kryeministrin Edi Rama këtë të martë.

Gjatë takimit u nënvizua rëndësia e forcimit të shtetit të së drejtës, rëndësia e një gjyqësori të pavarur dhe çuarja përpara e reformës në drejtësi.

“Ndihmës Sekretari Todd Robinson u takua me Kryeministrin Edi Rama për të nënvizuar bashkëpunimin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutoi mbi rëndësinë kritike të forcimit të shtetit të së drejtës, rëndësinë e një gjyqësori të pavarur dhe çuarjen përpara të reformës në drejtësi”, shkruan ambasada.

Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit Todd Robinson serinë e takimeve e nisi në një takim në godinën e SPAK me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

Ambasada amerikane tha se sekretari Todd Robinson mori pjesë në një pritje me gjyqtarë, prokurorë, hetues shqiptarë dhe drejtues të agjencive ligj-zbatuese në Shqipëri. Sekretari Robinson theksin e vendosi tek transparenca, si dhe dhënien fund pa-ndëshkueshmërisë.

image 38

Kujtojmë se vizita e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson vjen pas vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

gjyqesorit Rama rubinso
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha drejt SHBA-së më 6 shtator, një grup emigrantësh paralajmërojnë protestë kundër tij: “Berisha non-grata, Berisha në burg”

11:08 / September 4, 2026

Drejtonin rrjetin shqiptar të kokainës nëpërmjet WhatsApp-it, burg për babanë, djalin dhe xhaxhain në Angli

11:00 / September 4, 2026

Veliaj drejt Strasburgut? Avokatët e huaj kërkojnë dërgimin e çështjes së arrestit në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut

10:42 / September 4, 2026

Rama reagon sërish për bllokimin e faqeve të protestës: “Aludimi juaj i paturpshëm tregon çfarë lloj demokratësh jeni”

10:14 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.