Kreu i ”Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, i cili kandidon për Bashkinë e Tiranës, ka arritur të marrë deri më tani 11729 vota.
Në një prononcim për mediat, ai u shpreh se po pret që të përfundojë procesi i numërimit të votave dhe më pas do të mbajë një qëndrim për zgjedhjet vendore të 14 majit.
“Po pres përfundimin e procesit, gjithçka mund të ndodhë. Nuk kam ndonjë koment për momentin. Do ta analizojmë kuti pas kutie dhe do dalim edhe me një qëndrim. E kam thënë që në fillim që do marrim nga 5-150 mijë vota, jemi aty midis kështu që nuk kam çfarë them më shumë”, u shpreh Qori.