FIFA ka publikuar renditjen e re. Bie në sy se Shqipëria ka humbur dy pozicione dhe tashmë mban vendin e 68-të. Nga renditja e mëparshme, janë luajtur vetëm dy ndeshje. Ishin barazimet ndaj Letonisë dhe Serbisë.
Hondurasi dhe Gjeorgjia janë skuadrat që kanë kaluar mbi kuqezinjtë. Hondurasi ka edhe skuadrën që ka fituar më tepër pikë gjatë kësaj kohe.
