Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rënditja/ Kush e kryeson listën për shtetin më të mirë në botë për cilësinë e jetës

20:19 / August 22, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
suedia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në disa studime të fundit, Suedia është renditur vazhdimisht në krye si një nga vendet më të lumtura në botë, duke u dalluar për sigurinë dhe standardet e larta të jetesës së gjelbër.

Së fundmi, një tjetër faktor ka shtuar vlerën e këtij vendi, duke e bërë atë edhe më tërheqës dhe të sigurt për të jetuar.

Në një raport të fundit të publikuar nga “US News”, Suedia u cilësua si vendi me cilësinë më të lartë të jetës në botë, duke lënë pas Norvegjinë dhe Kanadanë, që u renditën në vend të dytë dhe të tretë.

Raporti u bazua në një analizë të disa faktorëve, si qëndrueshmëria ekonomike, siguria, cilësia e sistemit arsimor publik dhe kujdesi shëndetësor, ku Suedia arriti pikët maksimale, duke grumbulluar plot 100 pikë.

“Suedia ndjek një model të ngjashëm me vendet e tjera nordike, duke kombinuar kapitalizmin me një përqindje të madhe të shpenzimeve që shkojnë drejt shërbimeve publike,” thekson “US News”, duke shtuar se suedezët përfitojnë nga kujdesi shëndetësor universal dhe arsimi i lartë.

Raporti gjithashtu thekson se suedezët janë ndër kombet më bujare në botë, duke dhuruar çdo vit rreth 1% të prodhimit të brendshëm bruto për programe ndihme humanitare.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), e cila publikon Indeksin për një “Jetesë më të Mirë”, raporton se Suedia aktualisht tejkalon mesataren në të ardhura, punësim, arsim, shëndetësi, cilësi mjedisore, lidhje sociale, angazhim qytetar, siguri dhe kënaqësi personale.

Në fillim të këtij viti, Bashkimi Evropian publikoi rezultatet e një sondazhi mbi cilësinë e jetës në qytetet evropiane, ku Stokholmi u rendit ndër 10 qytetet më të mira për lehtësinë e gjetjes së një pune dhe funksionimin e transportit publik, që përdoret nga rreth 60% e qytetarëve në periudha të ndryshme të ditës.

Renditja e 10 vendeve me cilësinë më të lartë të jetës:

1. Suedi  
2. Norvegji  
3. Kanada  
4. Danimarkë  
5. Finlandë  
6. Zvicër  
7. Holandë  
8. Australi  
9. Gjermani  
10. Zelandë e Re

jetesa shteti suedia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

08:39 / February 10, 2026

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.