Rritet sërish numri i viktimave nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë.
Deri më tani, më shumë se 19,738 njerëz raportohen të vdekur.
Aktualisht po vijon puna për nxjerrjen e personave të mbetur nën gërmadhat e banesave të shembura. Ekipe nga mbarë bota kanë shkuar në Turqi për të ndihmuar në nxjerrjen e trupave nga rrënojat.
Shumë shtete kanë dhuruar shuma të majme parash për Turqinë, e cila raporton për mbi 7.500 ndërtesa të shembura.