Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Përsërisim me keqardhje se, përgojimi i Policisë së Shtetit në debatin e brendshëm të një partie politike nuk i shërben as ligjit, as shoqërisë dhe as të vërtetës.
Policia e Shtetit nuk ka pasur asnjë trupë të vetme në territorin e asaj partie.
Policia nuk ka asnjë lidhje me akuza apo pamje të servirura në media, nga aktorë të caktuar politikë dhe mediatikë.
Policia e Shtetit kryen detyrën e saj në bazë të ligjit dhe misioni i saj nuk përfshin kurrsesi ndërhyrjen në çështjet politike apo mes palëve politike”, thuhet ne reagimin e policisë shqiptare.
