Forcat RENEA kanë gjetur në Lanë armën me të cilën Mexhit Picari vrau dhëndrrin e tij, Kudret Saliaj, ngjarje që tronditi Tiranën mesditën e sotme. Top-Channel ka publikuar fotot ku shihet momenti i gjetjes së armës së krimit.
Picari e kishte armën pa leje. Tashmë pistoleta do të jetë në duart e kriminalistikës për hetime të mëtejshme.
