Reparti special RENEA ka hapur një tender kërkon të blejë 2500 maska mbrojtëse si dhe 2000 doreza njëpërdorimshmepër të gjithë efektivët. Autoriteti Kontraktor do të zhvillojë procedurën e prokurimit me vlerë të vogël, për blerjen e “materialeve për pastrim e dizenfektim”.
Gara është hapur ditën e sotmë në orën 10:00 të paradites, dhe do të zgjasë për 5 ditë deri më 21 prill, ku edhe do të shpallet kompani fituese. Kjo e fundit do të duhet të sigurojë për një çmim të ulët maska dhe doreza për RENEA-t. Maskat e fytyrës duhet të jenë me material të plotë pambuku ose filtëri, me dy ose më shumë shtresa.
