Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rënia e Assadit shthur boshtin iranian të rezistencës

09:00 / December 10, 20244 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0341
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Irani kaloi dekada duke ndërtuar të ashtuquajturin bosht të rezistencës, të përbërë nga përfaqësuesit e tij të armatosur rajonalë.

Ky rrjet përbën motorin kryesor të përpjekjeve të Teheranit për t’iu kundërvënë Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara dhe për të ushtruar ndikimin e tij në të gjithë Lindjen e Mesme.

Por, rënia e Qeverisë së presidentit sirian, Bashar al-Assad – aleat i Teheranit – i shkaktoi dëme të pariparueshme rrjetit, thonë ekspertët.

Për Iranin, Siria siguronte një korridor të rëndësishëm tokësor për në Levant – rajonin që i ofronte mbështetje logjistike boshtit.

Korridori, i njohur gjithashtu si Gjysmëhëna Shiite, lidhte Teheranin me grupin e armatosur libanez, Hezbollah – një aleat ky i rëndësishëm dhe, njëherësh, pjesë integrale e boshtit.

“Nuk ka bosht pa qasje”, thotë Ali Vaez, drejtor i Projektit për Iranin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave në Bruksel.

“Humbja e aftësisë për ta mbështetur Hezbollahun me logjistrikë do të thotë humbje e thellësisë strategjike të Iranit”, sipas tij.

Korridori i thyer

Duke vënë në dukje rëndësinë e Sirisë, Irani shpenzoi miliarda dollarë për ta mbajtur Assadin në pushtet.

Teherani ndërhyri ushtarakisht në luftën civile të Sirisë në vitin 2013 dhe luajti rol kyç në mbështetjen e forcave të Assadit.

Ai dislokoi qindra oficerë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) për të rekrutuar dhe trajnuar dhjetëra mijëra luftëtarë shiitë – vendas dhe të huaj.

Pas humbjes së korridorit tokësor, që lidh anëtarët e boshtit nga Irani me Libanin, “ka të ngjarë të shohim një rezistencë shumë të zvogëluar në muajt dhe vitet e ardhshme”, thotë Farzan Sabet, bashkëpunëtor i lartë kërkimor në Institutin e Gjenevës IHEID.

Boshti, sipas tij, do të ketë “një kapacitet dukshëm më të ulët për të kryer operacione ushtarake në të ardhmen”.

Në kulmin e tij, boshti ishte aktiv në Territoret e Pushtuara Palestineze, Liban, Irak, Siri dhe Jemen, dhe kishte për qëllim t’i siguronte Iranit aftësi për të goditur armiqtë e tij jashtë kufijve.

Por, qasja e tij pësoi një sërë pengesash goditëse në muajt e fundit.

Siria tani drejtohet efektivisht nga organizata Hayat Tahrir al-Sham (HTS) – e shpallur terroriste nga SHBA-ja – dhe aleatët e saj, disa nga të cilët janë të lidhur me Turqinë, rivalen e Iranit.

HTS-ja mori pushtetin në Damask më 8 dhjetor.

Hezbollahu, në anën tjetër, u dobësua rëndë pas luftës njëvjeçare me Izraelin, i cili vrau udhëheqësin e grupit, Hassan Nasrallah.

Lufta shkatërruese e Izraelit në Rripin e Gazës pakësoi gjithashtu aftësitë e Hamasit – organizatë e shpallur terroriste nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera dhe njëherësh anëtare e boshtit.

Ngjarjet në Siri “me siguri se do t’i kufizojnë edhe më shumë aftësitë e Iranit për të ruajtur ndikimin e tij rajonal”, thotë Raz Zimmt, studiues i lartë në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare në Izrael.

Opsionet “shumë të këqija” të Iranit

I dobësuar në aspketin rajonal, Irani duhet të marrë tani vendime të vështira, përfshirë rishqyrtimin e strategjisë së tij të mbrojtjes e ndoshta edhe zhvillimin e një bombe bërthamore, thonë ekspertët.

Zimmt thotë se Irani ka dy “opsione shumë të këqija” – të mos bëjë asgjë dhe të pranojë se mbrojtja e tij kundër Izraelit është komprometuar, ose të krijojë armë bërthamore dhe ta ekspozojë veten ndaj mundësisë së një sulmi izraelit.

Gjërat duken po aq të zymta edhe për boshtin e rezistencës, thotë Sabet, duke shtuar se Teherani do të jetë nën trysni për t’i kufizuar aktivitetet e tij rajonale.

Sabet thotë se Irani do të përpiqet të shfrytëzojë çdo kaos të mundshëm në rajon, përfshirë Sirinë e pas Asadit, për ta rikthyer ndikimin e tij.

“Nëse lufta civile në Siri nuk zgjidhet shpejt dhe nuk krijohet një rend i ri, ai vend mund të bëhet pikërisht lloji i mjedisit ku Republika Islamike ka lulëzuar./REL

assad
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.