Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rënia e konsumit, Tabaku: Inflacioni socialist u kushton më shumë shqiptarëve. Rama të mos merret me ndryshime ministrish

09:02 / January 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tabaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka analizuar rënien e konsumit në muajt e pikut sipas të dhënave të INSTAT. Ajo thotë se arsyeja qëndron në rritjen e çmimeve si pasojë e politikave të qeverisë socialiste, taksave socialiste dhe vizionit socialist të ekonomisë për pakicën. ”Vendosja e TVSH-së me produktet bujqësore ka rritur çmimet zinxhir dhe ka bërë që sot familjet shqiptare të konsumojnë më pak, por nga ana tjetër struktura që ka sot ekonomia shqiptare dhe shpërndarja e pasurisë në pak duar po rezulton në rënie të konsumit dhe varfërim të shoqërisë shqiptare si dhe në më pak blerje dhe sigurisht vendimet e 10 viteve që reflektojnë pikërisht në xhepat e qytetarëve shqiptarë”.

Deklarata e plotë

Publikimi i të dhënave nga INSTAT në lidhje me konsumin e popullatës dhe rënia me 0.53% e konsumit të popullatës tregon pikërisht atë që kemi vite që e themi: inflacioni socialist dhe taksat socialiste kanë varfëruar familjet shqiptare.

Rënia e konsumit me 0.53% pikërisht në muajt e pikut, tregon që sot familjet shqiptare konsumojnë shumë pak, që sot janë çmimet e rritura, përqendrimi i ekonomisë në pak duar, rritja e taksave po prodhojnë një rritje të çmimeve dhe një varfërim të qytetarëve. Rritja me 7% e çmimeve të produkteve të shportës: të miellit, të vajit, të bukës dhe ushqimeve tregon pikërisht faktin që familjet shqiptare janë në ngërç.

Vendosja e TVSH-së me produktet bujqësore ka rritur çmimet zinxhir dhe ka bërë që sot familjet shqiptare të konsumojnë më pak, por nga ana tjetër struktura që ka sot ekonomia shqiptare dhe shpërndarja e pasurisë në pak duar po rezulton në rënie të konsumit dhe varfërim të shoqërisë shqiptare si dhe në më pak blerje dhe sigurisht vendimet e 10 viteve që reflektojnë pikërisht në xhepat e qytetarëve shqiptarë.

Kjo do duhet të shërbente për qeverinë si një mënyrë për të ndryshuar, do duhet të shërbente si një mënyrë që mos të merren as me kozmetikë, as me makeup, as me ndërrim qeverish, as me ndryshim ministrish por të merreshin me atë që sot është thelbi: mbijetesa e familjeve shqiptare. Rënia e konsumit reflekton pikërisht këtë, edhe shpopullimin masiv dhe inflacionin socialist, taksat socialiste por mbi të gjitha realitetin që familjet shqiptare jetojnë sot.

jorida tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.