Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Rënia e numrit të fluturimeve/ Nga janari, 324 mijë pasagjerë. Në 2019 ishin 849 mijë

20:20 / May 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rinas
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Pas pezullimit të fluturimeve ndërkombëtare që prej marsit të shkuar si pasojë e pandemisë, tregu i fluturimeve ka pësuar humbje të thella. Sipas të dhënave të Autoritetit të Aviacionit Civil gjatë 4-mujorit të parë të këtij viti kanë fluturuar për dhe nga Aeroporti i Rinasit 342.8 mijë pasagjerë. Rikuperimi i tregut duket ende larg dhe vështirë për të kapur nivelet e parakrizës”.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019-ës, kur numri i pasagjerëve për fluturime të rregullta dhe charter arrinte në 849.7 mijë, në periudhën janar-prill ka pësuar një rënie prej 60%.

Ndërsa viti 2020, krahasuar me vitin paraardhës pati ulje të konsiderueshme të numrit të pasagjerëve si pasojë e masave bllokuese që aplikuan shtetet, duke bërë që aeroporti të përdorej vetëm për fluturime riatdhesimi dhe nevojave të covid-19 e të mbyllej për një periudhë të gjatë kohe për fluturime të rregullta.

Referuar të dhënave të Autoritetit të Aviacionit Civil, prilli ka shfaqur një përmirësim të lehtë në numrin e pasagjerëve për fluturimet e rregullta, pasi rënia e tyre rezulton më e ulët se tremujori paraardhës, që kapërcen 60% më pak pasagjerë. Kjo si rrjedhojë edhe e lehtësimit të masave nga shtetet e huaja, si Gjermania që prej disa ditësh ka hequr Shqipërinë nga

Ndërsa fluturimet charter me turistë të huaj kanë parë një rritje të numrit të pasagjerëve gjatë muajve janar-mars veçanërisht, teksa pritet që rritje të ketë edhe gjatë muajit maj, ku tashmë disa prej tyre kanë mbërritur në vend.

Me gjithë përmirësimin e lehtë kundrejt 2020-ës, ringritja e tregut të fluturimeve duket se do të jetë e ngadaltë këtë vit dhe thuajse e pamundur për të arritur volumin rekord të vitit dinamik të 2019 në 3.3 milionë pasagjerë.

Kjo si rrjedhojë e vazhdimësisë së masave bllokuese që kanë ndërmarrë vendet e huaja për pezullimin e fluturimeve apo lejimin e kufizuar të tyre, duke vënë në pikëpyetje sezonin turistik edhe për këtë vit, që të dy sektorët së bashku duket se do të varen shumë edhe nga aplikimi i pasaportës Covid që mund të lejojë ose jo lëvizjen e njerëzve./ Top Channel

2019 fluturimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kaos në aeroportet e Greqisë, mbyllet hapësira ajrore! Ja arsyeja

11:40 / January 4, 2026

A u vranë vërtet 28 mijë shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore?! Historiani Pëllumb Xhufi tregon të vërtetën …

11:41 / November 30, 2025

Ministrja Koçiu: Koordinim ndërinstitucional mes strukturave vendore për menaxhimin e situatës nga reshjet

16:12 / November 17, 2025

Festat në rrezik, si po i ndikon mbyllja e qeverisë fluturimet në SHBA

17:38 / November 8, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.