Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rënie në sondazhe për Donald Trump, kandidati republikan ndryshon qasje ndaj rivales Kamala Harris

12:20 / August 16, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trump harris
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në tubimin e fundit elektoral, Donald Trump u shfaq më i tërhequr nga sulmet e tij të zakonshme ndaj kundërshtarëve. Ish-presidenti u përqendrua tek rritja e çmimeve me administratën aktuale, duke treguar sesi mielli është rritur me 38%, ndërsa vezët 46%.

Republikani vuri në dyshim dashurinë e Kamala Harris për SHBA-në, e sfidoi inteligjencën e saj, por në krahasim me evente të mëparshme të fushatës, bëri shumë më pak ofendime të rënda, e kjo duket ka qenë një ‘muzikë’ e vërtetë për veshët e disa figurave të larta republikane. Shqetësimet janë rritur në parti ditët e fundit nëse Trump do të jetë në gjendje të përshtatet me sfidën e paraqitur nga hyrja në garë e Harrisit.

“Formula fituese për presidentin Trump është shumë e qartë. Duhet të ketë më pak ofendime”, pohoi së fundi për mediat vendase Kellyanne Conway, ish-menaxhere e fushatës dhe këshilltare e tij. Të tjerë gjithashtu kanë shprehur zhgënjim për rastin kur Trumpi e sulmoi kundërshtaren demokrate për identitetin racor dhe gënjeu për numrin e njerëzve në mitingjet e saj.

“Sondazhi i kësaj jave tregoi se Harris kryeson Trumpin në pesë nga shtatë shtetet kryesore. Prandaj, republikanët donin të shihnin një qasje të re që do të kundërshtonte shqetësimet rreth tendencave të sondazheve”, thotë BBC. Trumpi po i kushton më tepër vëmendje efekteve të inflacionit të lartë nën presidencën e Joe Bidenit, një shqetësim jo i vogël ky për votuesit amerikanë.

Donald Trump kamala harris
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.