Don Xhoni është padyshim një prej reperëve më të preferuar të skenë shqiptare. Pavarësisht kohës jo shumë të gjatë në tregun muzikor, ai prapësëprapë ka arritur të zejë vend në mesin e reperëve më të mirë. Suksesi i tij më i fundit është hiti i ri që ai sapo ka publikuar, i cili titullohet “Crypto”.
Kjo këngë arriti të grumbullojë vetëm brenda pak orëve plot 1 milion klikime. Këtë gjë e konfirmuar vetë reperi teksa e ka shpërndarë në rrjete sociale ku nuk ka ngurruar të thumbojë dhe kolegët e tij.
“1 milion/ 1 ditë Ça të them? Me HIPHOP/DRILL duke thyer rekorde. Çfarë do bëjmë me hite të tjera?”, shkroi Don Xhoni.
