Getinjo ka shokuar fansat e tij me një deklaratë të papritur në Instagram. Ai bën të ditur se do të tërhiqet nga muzika.
“Prej sot unë Getinjo kam vendos që mos bëj këngë të reja dhe të largohem ngadalë nga muzika. Faleminderit për përkrahjen deri më sot”, shkruante ai mbrëmë.
Po mesa duket ka qenë alarmi i rremë pasi në një postim të më vonë tha se ishte shaka. Ai u shpreh se po bën shaka, dhe mund të themi se kjo ishte një mënyrë e mirë për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Kujtojmë që Getinjo është vëllai i Mozzik.


