Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Reportazhi i ‘Rai3’, Basha paralajmëron operacion dhe hetim të gjerë: Ndiq paranë do jetë…

16:11 / August 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lulzim basha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Reportazhi në median italiane “Rai 3” për trafikun e kanabisit nga Meksika në Kolumbi e Shqipëri ka bërë që lideri i demokratëve Lulzim Basha të dalë sot në një deklaratë për mediat dhe të paralajmërojë se ditën e parë që do të vijë në pushtet partia e tij do të nisë një hetim i gjerë për të gjitha ligjet e miratuara dhe veprat në ndërtim nga qeveria aktuale.

“Ndiq paranë” do jetë parimi i këtij operacioni të madh, tha Basha.

“Në shtator do bëj të ditur me detaje planin kombëtar që parashikon hetimin e menjëhershëm të të gjitha ndërtimeve dhe ligjeve të miratuara. Ka nisur hartimi i disa ligjeve për luftën kundra pastrimit të parave.

Zbulimi dhe rikuperimi i parave të vjedhura shqiptarëve është prioritet absolut në luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave. Shqipëria do kthehet në një parajsë lokale me ambicie evropiane, për të prodhuar vende pune e paga dinjitoze. Kriza politike do përfundojë me politikanë me pranga në duar”, tha Basha.

Për Bashën gjetjet e dokumentarit të medias italiane dhe deklaratat e funksionarëve të lartë të policisë dhe prokurorisë së Antimafias italiane për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit në Shqipërisë janë tronditëse.

“E gjithë Italia dhe Europa sikundër Shqipëria është tronditur nga dëshmitë që kanë sjellë policët dhe prokurorët për drogën. Kanabisi po kultivohet në 1/3 e territorit të Shqipërisë, sasia e kanabisit është 5 herë më e lartë se vitin e kaluar”, tha ai.

Antimafias italiane Basha korrupsion politika
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.