Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Reportazhi i Rai3 për Shqipërinë, Rama në podcast: Faktet të pa verifikuara, nuk zbatoi parimet e gazetarisë

09:36 / May 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1714807911 Screenshot6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Informacionet e publikuara në reportazhin e televizionit italian Rai3 dy javë më parë, kryeministri Edi Rama i konsideron fakte të paverifikuara.

Në podcastin e tij të përjavshëm, ku kishte të ftuar gazetarin Blendi Fevziu, kryeministri Rama tha se një plagë e gazetarisë së sotme është mosverifikimi i fakteve.

Sipas tij, reportazhi i Rai3 që godiste Shqipërinë nuk do të ishte transmetuar disa vite më parë, për shkak se do të zbatoheshin parimet e gazetarisë.

Rama: Goditja tjetër që tanimë po bëhet gjithmonë e më shumë modë, rasti me Rai3 nuk do kishte ndodhur në të shkuarën që të bëhej një reportazh pa asnjë verifikim të atyre gjërave që thonin.

Fevziu: Megjithatë, gazetari i Rai3 ka pretenduar që i qëndron gjërave që ka thënë dhe do ta nxjerrë reportazhin, sepse për mua ishte e patolerueshme dhe e padrejtë që një reportazh i paralajmëruar të mos nxirret, mininalisht duke bërë një argumentim, që mund të shtyhet për të verifikuar faktet, mund të shtyhet për të përfshirë palën tjetër, por jo ta injorosh një njoftim të një gjëje që ishte bërë.

Rama: Unë nuk e di këtë pjesë sepse nuk e kam ndjekur në këtë aspekt. Por di që ajo që ndodhi nuk do kishte ndodhur para disa vitesh, pra që të bësh një emision ku të marrësh nëpër gojë persona të cilët janë të gjallë e janë persona publikë, kanë një përgjegjësi përpara të gjithëve dhe të mos kërkosh versionin e tyre të ngjarjeve ose të mos verifikosh çfarë thuhet për ta…

Fevziu: …nejse ata i referoheshin mediave shqiptare në pjesën qendrore të tyre dhe të gjitha gjërat që kishin nxjerrë nuk është që nuk janë publikuar në mediat shqiptare.

Rama: Kjo është pjesë tjetër e bisedës se nuk dua të zgjatem tek kjo, por faktikisht jo ishin referuar por ato të gjitha ishin gjëra të marra nga këtu.

Fevziu: Por një media mund t’i referohet mediave lokale.

Rama: Dakord, por në momentin kur ti merr nga një burim tjetër një lajm ose një tërësi “faktesh” që janë problematike dhe as nuk i verifikon dhe nga ana tjetër, të njëjtët viktima të atyre që ti ke marrë, ti i rigodet pa bërë verifikim, kjo nuk do të kishte ndodhur më përpara. Dhe pjesa kulmore ishte mohimi i faktit që ndërkohë përgjigjet të cilat i kishin kërkuar, i kishin marrë, dhe nuk i publikuan, por që të thonë që nuk i kemi…

FEVZIU Rama Shqipërinë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.