Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Reporterët pa kufij”: Qeveria të ndryshojë politikën ndaj medias

13:26 / April 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
a40b6fbe 81d8 4ba2 82cc b90856d4a1ce
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Raporti i “Reporterëve pa kufij” ishte negativ për Shqipërinë, ku zbriti me 7 vende, krahasuar me një vit më parë. Por veç kësaj përmednte dhe “kërcënime ndaj mediave dhe gazetarëve nga qeveria dhe krimi i organizuar, në një nivel të paprecedentë

Dosja.al ka kontaktuar me Pauline Aades-Mevel, Drejtuese e Zyrës për Ballkanin, Reporterët Pa Kufij, e cila ka përsëritur qëndrimin kundër ligjit dhe i sugjeron Qeverisë shqiptare të ndryshojë politikën ndaj medias.

Lexo edhe- Rama: Nuk ka media të shantazhuar e liri të mohuar

Intervista e plotë:

Pas raportit të Reporterëve pa Kufij, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se ka ende shumë për të bërë për lirinë e medias, por e vlerësoi situatën shumë më të mirë se më parë. Duke iu referuar raportit, çfarë mund t’i sugjeroni qeverisë shqiptare për të bërë më shumë?

Përderia sulmet mbi median nga të dyja palët, qeveria dhe krimi i organizuar arritën nje nivel të paprecedentë në 2018, do të ishte shumë e dobishme për qeverinë të aplikojë një politikë të re, për t’a luftuar këtë fenomen. Ne gjithashtu publikuam një deklaratë për ligjin e hartuar për të forcuar kontrollin e shtetit mbi mediat elektronike që ne mendojmë se do të kufizojë aksesin tek lajmet dhe informacioni.

Kryeministri i Shqipërisë theksoi të enjten në Kuvend, pasi raporti u publikua, se “Paketa Anti-shpifje”, do të shkojë sa më shpejt të jetë e mundur për votim. A është pikërisht ky ligji që juve kundërshtuat në raport?

Po, ashtu siç e kemi thënë në një nga deklaratat tona,bëhet fjalë për ligjin e propozuar, të bërë publik nga zyra e Kryeministrit në dhjetor, që konsiston në amendimin e ligjit për komunikimet elektronike dhe ligjit për median audiovizuale dhe qëllimit të tij të deklaruar për të luftuar “shpifjen” online.

Raporti përmend kërcënimet mbi median nga krimi i organizuar dhe Qeveria. A mendoni se është më e lehtë për krimin e organizuar për të kërcënuar gazetarët nëse qeveria e bën këtë më parë?

Çdo kërcënim nga qeveria apo një zyrtar ngaj medias, forcon ndjenjën e pandëshkueshmërisë, pra përgjigja është po. Këto kërcënime duhet të dënohen.

A ka ndonjë krahasim të situatës së medias në Shqipëri me ndonjë vend tjetër, duke iu referuar raportit të reporterëve pa Kufij?

Me disa nga vendet e Ballkanit e sigurtë, megjithëse mendojmë se Mali i Zi dhe Serbia janë aktualisht në një situatë shumë të keqe.

medias Qeveria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.