Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Republika Sërpska dëshiron aleancë me Serbinë dhe Hungarinë

15:56 / April 4, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Republika Sërpska do të kërkojë të përfshihet në një aleance me Serbinë dhe Hungarinë, tha të premten lideri i këtij entiteti serb të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik. Dodik tha se këtë kërkesë do ta parashtrojë në një seancë të Qeverisë së Republikës Sërpska të shtunën. “Republika Sërpska nuk duhet të pranojë kurrë të jetë pjesë e aleancës së NATO-s. Nesër kemi një seancë të zgjeruar të Qeverisë së Republikës Sërpska dhe do të kërkojmë që të përfshihet në marrëveshjen ushtarake dhe të sigurisë me Serbinë dhe Hungarinë. Ne kemi të drejtë ta bëjmë këtë”, tha Dodik në Banjallukë.

Megjithatë, Kushtetuta e Bosnje e Hercegovinës ia ndalon entiteteve të vendit të kenë kompetenca për të udhëhequr politikën e jashtme dhe ushtarake. Këtë të drejtë e gëzojnë vetëm institucionet qendrore të Bosnjës. Sipas Kushtetutës së Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska dhe Federata Boshnjako-Kroate janë entitete e që përbëjnë Bosnjën dhe ato nuk gëzojnë kompetencat e shtetit.

Kushtetuta ua lejon entiteteve të lidhin marrëveshje edhe me shtete dhe organizata ndërkombëtare, por me pëlqimin e Asamblesë Parlamentare të Bosnjës, e cila mund të parashikojë me ligj që një pëlqim i tillë nuk kërkohet për lloje të caktuara të marrëveshjeve. Ato gjithashtu kanë të drejtë të lidhin marrëdhënie të veçanta paralele me shtetet fqinje, por vetëm në përputhje me sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës.

Qeveria hungareze, e udhëhequr nga kryeministri Viktor Orban, e ka përqendruar për vite me radhë vëmendjen e saj në Republikën Sërpska, dhe jo në të gjithë Bosnjë e Hercegovinën. Ajo e ndihmoi gjithashtu Qeverinë e Dodikut me një kredi nga banka shtetërore hungareze. Orban, partia e tij dhe zyrtarë të tij, u takuan ekskluzivisht me zyrtarë shtetërorë në Bosnje e Hercegovinë vetëm deri në vitin 2019. Takimi i parë mes Dodikut dhe Orbanit në qershor 2019 hapi rrugën për “lidhjet e drejtpërdrejta midis Hungarisë dhe Republikës Sërpska”, siç i quajti kryeministri hungarez, i cili më vonë u shndërrua në një program bashkëpunimi ekonomik.

Në vitin 2021, Orban pengoi iniciativën gjermane për të vendosur sanksione evropiane ndaj Dodikut për minimin e institucioneve të Bosnjës. Dodik është nën sanksione të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar pikërisht për këtë dhe për dyshimet për korrupsion. Hungaria është i vetmi vend anëtar i BE-së që u rreshtua përkrah Serbisë dhe autoriteteve të Republikës Sërpska në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe votoi kundër miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë në maj 2024./REL/

Hungaria millorad dodik Republika Sërpska Serbia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.