Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar situatën e rrugëve në vend pas reshjeve të dendura të shiut dhe borës.
Sipas ARRSH, gjatë natës ka pasur reshje bore në veri të vendit, si në Dedaj-Razëm, Bajram Curri-Valbonë. Grupet e punës kanë qenë në terren dhe rruga është e hapur dhe qarkullimi vazhdon pa problem.
Në segmentin Fushë Arrëz-Kukës dhe Kalimash-Fushë Dukagjin, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka pasur rënie gurësh në trup të rrugës, është ndërhyrë menjëherë nga kompania e mirëmbajtjes dhe po punohet akoma qarkullimi vazhdon normalisht.
Në rajonin jugor ka pasur reshje shiu me intesitet mesatar, si pasojë ka sjellë rënie gurësh në aksin Berat-Çorovodë dhe Patos-Ballsh, është ndërhyrë menjëherë për pastrimin e rrugëve pa krijuar probleme në qarkullim.
Në segmentin Qukës-Pishkash ka prurje të aluvioneve vazhdimisht. Po punohet për pastrimin e plotë të rrugës me mjete e punëtorë.
ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën
