Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut bllokojnë qarkullimin në aksin Tiranë–Durrës, Policia publikon rrugët që duhen devijuar

09:49 / January 6, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6032
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në disa zona të vendit, veçanërisht në aksin interurban Tiranë–Durrës, ku në hyrje të qytetit bregdetar është krijuar prezencë e lartë e ujit në rrugë.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, në zonën pranë karburantit në hyrje të Durrësit, uji ka mbuluar të dyja anët e lëvizjes, duke e bërë të pamundur qarkullimin normal të automjeteve.

Për të shmangur trafikun e rënduar dhe rrezikun e aksidenteve, Policia Rrugore ka marrë masa për devijimin e lëvizjes së mjeteve. Automjetet që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës do të qarkullojnë nga Rruga e Plepave – Ndroq – rruga “Rrogozhinë–Elbasan–Tiranë”, ndërsa për në Durrës, kalimi do të bëhet nga rruga e Universitetit, në drejtim të Spitallës, dhe më pas në rrugën “Tiranë–Elbasan–Rrogozhinë”.

Policia u bën apel drejtuesve të mjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, të tregojnë kujdes maksimal gjatë drejtimit të automjetit, të ndjekin udhëzimet e efektivëve në terren dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme ndodhen në terren dhe po punojnë për lehtësimin e qarkullimit dhe për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve.

Në rast nevoje për ndihmë, qytetarët mund të kontaktojnë numrin pa pagesë 112.

Njoftimi:

Policia e Shtetit

Apel për kujdes në rrugë Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, është vështirësuar qarkullimi i mjeteve në disa zona të vendit.

Në rrugën interurbane që lidh Tiranën me Durrësin, në zonën pranë karburantit në hyrje të Durrësit, ka prezencë të lartë të ujit në të dyja anët e lëvizjes, gjë që e bën të pamundur qarkullimin normal të mjeteve.

Për të shmangur trafikun dhe aksidentet, Policia Rrugore njofton se do të devijohet lëvizja si më poshtë:

Automjetet që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës, të qarkullojnë nga Rruga e Plepave për në Ndroq dhe nga rruga “Rrogozhinë–Elbasan–Tiranë”.

Për në Durrës, kalimi do të bëhet nga rruga e universitetit, në drejtim të Spitallës dhe në rrugën “Tiranë–Elbasan–Rrogozhinë”.

Policia apelon për drejtuesit e mjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes, të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë dhe të zbatojnë sinjalistikën rrugore.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme po marrin masa për lehtësimin e qarkullimit të mjeteve dhe për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin pa pagesë 112.

dendura devijon Policia reshjet shiut
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.