Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Reshjet e dendura të shiut, Partia e Lirisë: Me qindra hektarë tokë, dëme të parikuperueshme

13:04 / June 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
seidolli 770x444 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Reshjet e dendura të shiut në Korçë, kanë shkaktuar problematika të shumta në tokat e mbjella, duke shkaktuar dëme të mëdha. Në një reagim për mediat, anëtarja e Kryesisë së Partisë së Lirisë, Ismeralda Seidolli, tha se fermerët e Korçës janë në mëshirë të fatit. Gjithashtu ajo i bën thirrje institucioneve shtetërore për të mbështetur fermerët në mënyrë që të përballojnë këtë sfidë.

DEKLARATA

Jam në këtë deklaratë për mediat, për të raportuar situatën e vështirë me të cilën po përballen sot fermerët e Korçës, si rrjedhojë e reshjeve të dendura të shiut. Me qindra hektarë tokë, kryesisht elb dhe grurë kanë pësuar dëme të parikuperueshme si pasojë e stuhive që kanë përfshirë qarkun e Korçës ditët e fundit. Nga ana tjetër, problematikat e mbartura që vazhdon të ketë sistemi i kullimit, ndihmuan në përmbytjen e siperfaqeve bujqësore, duke dëmtuar kulturat bujqësore të stinës.

Po ashtu, prurjet e mëdha të përrenjve dhe lumenjve që kanë dalë nga shtrati, kanë zbritur inerte në rrugët e fshatit dhe tokat bujqësore, dhe kanë dëmtuar bazën ushqimore dhe materiale në disa stalla. Si rrjedhojë e kësaj situate, fermeri i Korçës sot ndodhet në mëshirë të fatit.

Përmbytja e qindra hektarëve tokë, se bashku me dëmtimin e kulturave bujqësore, ka shkaktuar edhe një dëm të madh ekonomik për fermerët. Investimi financiar i fermerëve deri në këtë fazë është i pakthyeshëm. Pa përmendur faktin sesi mungesa e prodhimit vendas do të ndikojë mbi konsumatorin dhe tregun, sot fermeri i Korçës është në humbje në aspektin ekonomik.

Prandaj i bëj thirrje Ministrisë së Bujqësisë, të ngrejë një grup ekspertësh për të bërë vlerësimin e dëmit ekonomik të fermerit. I bëj thirrje instancave përkatëse, për mbështetje shtesë financiare dhe këshillim profesional për fermerin, si dhe ndihmë nga institucionet qeveritare për të përballuar këtë sfidë dhe për të ristrukturuar aktivitetin bujqësor në mënyrë që të sigurojë qëndrueshmëri ekonomike për të gjithë fermerët dhe të ardhmen e tyre. Faleminderit

Partia e Lirisë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.