Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Reshjet e shiut përmbytin Italinë, vdes një 20-vjeçar në Bolonja

09:53 / October 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
permbytje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Reshje të denduar shiu kanë përfshirë këtë fundjavë Italinë nga veriu në jug, duke shkaktuar edhe përmbytje masive, teksa kjo “valë” ka përfshirë edhe Siçilinë, e cila ka qenë në një thatësirë prej muajsh të tërë.

Mediat vendase raportojnë se mbi 80 milimetra shi ranë në Emilia-Romagna në 4 orë, duke përmbytur një pjesë të madhe të qytetit të Bolonjës dhe zonën përreth.

Përmbytjet shkaktuan edhe viktimën e parë, pasi një djalë 20-vjeçar humbi jetën në Pianoro. Ai po udhëtonte me vëllain e tij në një makinë të goditur nga një valë përmbytjeje.

Gjatë natës përmbytjet kanë shkuar edhe Ravenna, Modena, Reggio Emilia dhe reshjet e kanë bërë kritike situatën në të gjitha rrugët.

Në Bagnacavallo, në zonën e Ravenës, u urdhërua evakuimi total i zonave të prekura nga përmbytjet.

Në Cesenatico, në vetëm pak orë ranë 70 milimetra shi, duke shkaktuar krizë në një pjesë të kanalizimeve dhe nënkalimeve, si dhe u pezullua qarkullimi hekurudhor.

Ishulli Stromboli u godit nga një përmbytjet që vërshuan si lumë duke pushtuar rrugët. Banorët u bllokuan brenda shtëpive të tyre dhe u desh ndërhyrja e Mbrojtjes Civile.

Një rrëshqitje dheu në zonën e Kazinosë në Ellera, izoloi pesë shtëpi. Shiu i vazhdueshëm, i cili preku për orë të tëra Marche, shkaktoi përmbytje veçanërisht në zonën bregdetare midis Senigallia dhe Ancona. Një familje u evakuua.

Sot ka një alarm portokalli në Kalabrinë jugore dhe Joniane, në një pjesë të madhe të Emilia-Romagna, Veneto dhe Basilicata dhe n juglindje të Lombardisë. Në trembëdhjetë rajone të tjera alarmi do të jetë i verdhë.

Po ashtu raportohet se është pezulluar qarkullimi hekurudhor në disa zona.

Itali permbytje sicili
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.