Në një video të publikuar nga Policia, drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë imazh nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vizat e bardha, shkelje e cila ndëshkohet me masë administrative, sipas nenit 189 të Kodit Rrugor.
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë bën të ditur se nëpërmjet kësaj videoje, ka si qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor!