Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Restaurimi i manastireve! Ekspertët vlerësojnë objektet ortodokse në Gjirokastër

16:20 / January 4, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 5f69c93cca5f41
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të paktën 5 manastire historike të ritit ortodoks në qarkun e Gjirokastrës janë vënë në fokusin e ekspertëve të trashëgimisë për t’i rijetëzuar dhe kthyer në stacione të vizitueshme të turizmit kulturor.

Një pjesë e objekteve që prej fillimit të shekullit të XII e deri tek ato me funksione komplekse që lidhen me fillimin e shekullit të XVII me vlera të rralla të arkitekturës dhe pikturës murale kanë pësuar dëmtime serioze ndër dekada dhe shpëtimi i këtyre vlerave sipas Prof. Dr. Pirro Thomo një prej ekspertëve kryesorë të objekteve me arkitekturë fetare në vend është me rëndësi kritike për të ardhmen. Prof. Thomo thekson se ritmi i lartë i degradimit lidhet edhe me rrethana specifike të historisë së Shqipërisë.

“Në qoftë se flasim konkretisht për monumentet e kultit qoftë kisha, manastire, xhami apo teqe një goditje të rëndë pësuan në 1967 kur doli ligji i famshëm i ndalimit rreptësishtë të ceremonive fetare ku shumë objekte u kthyen në mjedise poshtëruese si stalla bagëtish apo depo. Nga ’91 kur vendi ynë kishte hallin e mëkëmbjes ekonomike kishim emigracion e probleme të tjera prapë se prapë nuk mund të kishim ato ritme të mirëmbajtjes së monumenteve kjo solli gradualisht pavarësisht punës së madhe të shtetit dhe kishës nuk është e mundur që në një kohë kaq të shkurtër ti kthejmë monumentet në gjendjen që dëshirojmë t’i kemi”, u shpreh eksperti Pirro Thoma.

Programi “Udhët Kulturore të Manastireve të Luginës së Drinos” pritet të kontribuojë në ruajtjen e komplekseve arkitekturore si manastiri i Ungjillizimit në Vanistër, manastiri i Mingulit ai i Dhuvjanit, Ravenës në fshatin Goranxi dhe manastiri i heremitëve në Spile. Ekspertët e Trashëgimisë Kulturore pa kufi u mbështetën prej fondit të Ambasadorëve të SHBA për të mundësuar në këtë rast ndërthurjen e një modeli të qëndrueshëm të turizmit me zhvillimin ekonomik të zonës.

“Programi do të mundësojë tre gjëra, e para krijimin e një modeli konservimi dhe stabilizimi nga ajo që na mbeten nga manastiret sot duke qenë se ritmi i degradimit është i lartë. Qëllimi i dytë është që këto manastire të lidhen në një formë udhësh kulturore për ti promovuar dhe më tej e për të nxitur një turizëm të kujdesshëm. E treta që bën të mundur lidhjen e dy të parave bashkë është edhe krijimi i një studimi kornizë sesi e gjithë lugina e Drinos bazuar në këto 5 manastire të përzgjedhura të mendohet si një destinacion i turizmit kulturor”, u shpreh Mirian Bllaci, zv.drejtor i CHWB.

Sipas arkitektëve, restauratorëve, teologëve dhe njohësve të trashëgimisë të përfshirë brenda programit ruajtja e vlerave shpirtërore dhe historike të këtyre aseteve kulturore do të të marrë rëndësi më shumë se funksionalizimi i tyre për arsye komerciale.

Komunitetet që jetojnë përreth këtyre objekteve monumente kulture të kategorisë së parë do të duhet të rikthejnë në funksion aktivitete tradicionale të lidhura me jetën e manastireve siç ishte kultivimi i shumë prodhimeve, rite pastorale, zeje dhe traditën e pelegrinazhit me natyrë jo vetëm fetare por edhe kulturore.

Gjirokaster manastireve restaurimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

Ilir Meta lë sërish qelinë për të pritur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të atit

11:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.