Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Restaurimi në formatin 4K i “Lulëkuqe mbi mure”, Dom Gjergj Meta: Përse ngazëlleheni?

18:29 / December 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 cfac6e9ef26d71d4ae650efc36c9f777
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dom Gjergj Meta, Ipeshkv i Dioqezës së Rreshenit nëpërmjet një analize të bërë mbi restaurimin e filmit “Lulëkuqe mbi mure” në formatin 4K dhe kthimin e tij në kinematë e vendit, e ka cilësuar si një arritje të teknologjisë, por vetëm kaq.

“Këto ditë, digjitalizimi i filmit “Lulëkuqe mbi mure”, duke i dhënë ngjyra, ka ngazëllyer shumëkënd si një arritje. Arritje e kujt? E teknologjisë sigurisht. Asgjë e re në këtë pikë. Teknologjia po na mahnit çdo ditë në fakt.” – shkruan Dom Gjergj Meta.

Në analizën e tij ai tregon se ky film mëton tē jetë një “himn” ndaj rezistencës antifashiste, dhe deri këtu ishte e domosdoshme që të rinjtë e fëmijët të edukohen me antifshizmin.

Por sipas Ipeshkvit të Dioqezës së Rreshenit, nga ana tjetër antifashizmi i atyre filmave si “Lulëkuqe mbi mure” dhe “Komisari i dritës” ishin njëkohësisht himnizimi i komunizmit.

“Madje komunizimi shihej si i vetmi antifashizëm, kur në fakt ky është një manipulim historik. Thellë-thellë pra ai ishte një film propagandistik.” – shkruan Dom Gjergj Meta.

Digjitalizimi i “Lulëkuqe mbi mure” ka sjellë reagime të shumta në rrjet dhe jo vetëm. Ishte Kryeministri Rama i cili bëri me dije se filmi u restaurua nga një studio prestigjoze ndërkombëtare, dhe duke nisur nga 6 dhjetori mund të ndiqet në kinema.

Filmi Lulëkuqet mbi mure është një prodhim i Kinostudios “Shqipëria e Re”, i vitit 1976, me regjisor Dhimitër Anagnostin, skenari i të cilit u bazua në romanin “Bonjakët” të shkrimtarit Petraq Qafëzezi. Romani autobiografik i botuar në vitin 1972 fitoi çmim të parë në konkursin kombëtar të zhvilluar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve në Tiranë.

‘Lulëkuqet mbi mure’ e restauruar shfaqet 47 vite pas premierës së parë

“Ndihem i emocionuar, jam përpjekur të bëj diçka të mirë”,- ka thënë regjisori Dhimitër Anagnosti.

“Lulëkuqe mbi mure” Dom Gjergj meta tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.