Të gjithë e mbajmë mend emrin e Marigosë, qëndistares së flamurit të shpalljes së pavarësisë.
Banesa në të cilën ajo jetoi po restaurohet, bashkë me 70 objekte të tjera që ndodhen në qendrën e Vlorës.
Siç shkruhet nëpër mure, fillimet e ndërtesës së Marigo Posios datojnë në vitin 1892. Ndërsa prej një viti po punohet në fasadat e mureve, çative të godinave, si dhe në pjesë të cilat kanë qenë të rrënuara nga koha, punimet kanë afat përfundimi muajin e ardhshëm. Në zonë janë prishur 40 ndërtime pa leje.
Investimi prej 322 milionë lekë është ndërmarrë nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan. Rruga “Justin Godard” ka qenë rruga kryesore e qytetit në periudhën e rilindjes kombëtare.