Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Restoranti ndalon klientin të hyjë: Ha shumë! Reagim i fortë në rrjet (Foto)

23:19 / February 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ushqim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dera e një restoranti është mbyllur për një burrë, i cili e ka paguar gabimin e tij duke ngrënë vakte të njëpasnjëshme pa kurrfarë “dogane”.

Arsyeja pse u ndalua hyrja në restorant për klientin Kang, ishte shumë e thjeshtë: Sa herë që shkonte, zbrazte tavat dhe tenxheret me ushqim.

Kang, duke folur në televizionin kinez Hunan TV tha se “Handadi Seafood” në qytetin Changsha ia ndaloi hyrjen përgjithmonë.

Por pse erdhi ky vendim? Pronari i restorantit tregoi për BBC se kur Kang shkoi për herë të parë atje, hëngri 1.5 kg mish derri, ndërsa në vizitën e dytë hëngri rreth 4 kg karkaleca.

Problemi është se “Handadi Seafood” ofron ngrënie me një çmim fiks, pra në bufenë e ofruar, nëse dikush ha shumë ose ha pak, do t’i kërkohet të paguajë të njëjtën shumë.

Zoti Kang tha se restoranti ishte “diskriminues” ndaj njerëzve që mund të hanin shumë. “Mund të ha shumë, por ç’faj kam unë”, pyet ai.

Nga ana e tij, pronari i lokalit ka deklaruar se klientë të tillë e kanë zhytur drejt falimentit.

“Sa herë që ai vjen këtu, unë humbas disa qindra juanë. “Edhe kur pi qumësht soje, rrëkëllen nja 20 apo 30 shishe.

Kur ha mish, zbraz tavën dhe kur merr karkaleca, nuk fut disa në pjatë, por merr gjithë tabakanë”.

Pronari tha se do të përzërë cilindo që ha shumë, por fakti ka ngjallur reagim në rrjete. Shumë njerëz thonë se ky është gabim, sepse kur ke marrë përsipër të ofrosh “all you can eat” me çmim fiks, duhet ta pranosh edhe dikë që ha shumë. Për më tepër është dhe teoria e kompensimit, kur dikush ha shumë, plot të tjerë hanë pak. Në rrjet po ashtu thonë se ky pronar është duke abuzuar me klientët pasi po mashtron me opsionin ha sa të duash, duke privuar pikërisht këtë paketë që paguhet me çmim fiks.

002uLDeXly1gwj04wh468j60j00g7myn02
002uLDeXly1gwj04wgkzwj60jm0e0t9w02

klientin ndalon restoranti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.