Pas përfundimit të Luftës I Botërore dhe pak ditë përpara Kongresit të Lushnjes (21-31 janar 1920), fati i Shqipërisë ishte në dorë të Zotit dhe… SHBA.
Në Konferencën e Paqes në Paris, ku diskutohej fati i kufijve të Europës, ato të Shqipërisë lakmoheshin mes Mbretërisë Jugosllave (krijuar më 1918), Italisë dhe Greqisë.
Më 9 janar 1920 një delegacion i parisë së Tiranës u takua me dy oficerë të Kryqit të Kuq amerikan për t’u kërkuar ndihmë duke u përcjellë kërkesën e popullit që mandati për mbikqyrjen e Shqipërisë t’i jepej SHBA. Nuk dihet se çfarë kuptohej konkretisht me këtë, por duket si nevojë për një lloj protektorati, apo “pushtimi”.
Megjithëse utopike, në favor të kësaj ideje lobonte dhe misionari Charles Telford Erickson, amerikan i dashuruar pas Shqipërisë. Delegacioni në foto përbëhet nga kryetari i bashkisë, kreu i policisë, hoxha, prifti, një ofiqar që kujdesej për ndihmën ndaj të varfërve dhe një zyrtar tjetër.
Ajo është marrë nga Biblioteka e Kongresit Amerikan, në Uashington dhe është botuar nga gazetari i VOA, Ilir Ikonomi.
Postime te ngjashme
Add A Comment