Shumëkush e njeh si Kisha Katolike tek Rruga e “Kavajës”, pranë bllokut të Ambasadave të huaja në Tiranë. Por pakkush e di ndoshta historinë e saj të veçantë.
Njihet si Kisha e Etërve Jezuitë të Tiranës dhe ishte e para në Shqipëri, që i kushtohej “Zemrës së shenjtë të Krishtit”.
Faltorja filloi të ndërtohej më 1938 dhe u përurua në mesnatën e 24 dhjetorit 1939, për festën e Krishtlindjes. Është kishë jezuite e stilit roman dhe është projektuar nga Giovanni Santi (Udine, Itali).
Për shkak të Luftës II Botërore, projekti nuk përfundoi i plotë duke lënë jashtë, kullën madhështore të sahatit, që do ti jepte një pamje madhështore prej kryevepre.
Në kohën kur nisi lufta kundër fesë nga komunistët, më 1967, ajo u kthye në kinoteatër, me emrin “Rinia”. Pas vitit ’90, godina u rikthyen në identitet dhe kisha u rihap në vitin 1991.
Postime te ngjashme
Add A Comment