Zëvendës-kryeministri Erion Braçe përmes një statusi në rrjetet sociale ankohet për tarifat e larta të ndërtimeve në fshat duke thënë se një leje ndërtimi aty shkon miliona lekë.
Përmes një postimi të gjatë në Facebook, Braçe thotë se shteti ka 30 vite qe ka hequr dorë nga strehimi ne fshat, teksa bujqve i duhet të ndërtojnë e strehohen vetë, shpesh edhe pa leje për shkak të tarifave të larta.
Krahas skemës së shpenzimeve, Braçe tregon se në total nevojiten 784 mijë lekë për të nxjerrë lejen e ndërtimit për një banesë 1 katëshe, me sipërfaqe 150 m katrorë.
Ndërkohë, ky postim ka marrë edhe një sërë komentesh ironizuese për numrin dy të qeverisë ku një prej tyre shkruan “Ishalla po vje në pushtet ti e i heq keta burokraci”
Shkrimi i plotë i Braçes:
