Të burgosurit në institutin e vuajtjes së dënimit Benevento kanë plagosur dy oficerë policie, sipas sindikatës autonome të policisë së burgjeve Sappe.
Tiziana Gaucci, sekretare e sindikatës, shpjegon se të burgosurit të cilët ndodheshin në katin e katërt të burgut, shkatërruan kompjuterët, xhamin dhe gjithçka gjetën, raporton media italiane.
Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës së Policisë Penitenciare, Aldo Di Giacomo, ka deklaruar se kushtet e vuajtjes së dënimit në Itali janë nga më problematiket.
Kjo sipas tij, edhe për shkak të mbipopullimit, mungesës së stafit, vetëvrasjeve dhe vdekjeve nga shkaqe të tjera të të burgosurve, sulmeve dhe dhunës ndaj stafit, trazirave, trafikut të drogës dhe përhapjes së celularëve.