Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Revoltohet Eni Çobani: Në këtë vend nuk ka burra, por ka gra të forta

21:17 / September 15, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Eni Cobani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një histori aspak e zakonte ishte ajo e sotmja në rubrikën “Shihemi në gjyq” në E diela Shqiptare në Tv Klan. Fatimja kishte thirrur vajzën e saj, Sonilën, pasi kjo e fundit ka 23 vite që është në një marrëdhënie me një burrë të martuar me të cilin kanë dhe një fëmijë, por që Gëzimi nuk pranon ti japë atësinë, pasi nuk e lë bashkëshortja dhe dy vajzat.

Juristja Eni Çobani, tregoi se ka biseduar disa herë me Gëzimin dhe ai i kishte thënë se do merrte pjesë në seancën e ndërmjetësimit.

“Gëzimi  është telefonuar disa herë nga unë dhe i është kërkuar të marrë pjesë në këtë seancë dhe deri në këto momente që ne flasim ai ka premtuar që do vijë. Çudia dhe habia ime ishte që kjo fjalë nuk u mbajt. Brenda vetes dyshoja që do të vinte, por megjithatë besova në fjalën që më tha në telefonatë kur e pyeta: Gëzim ju e njihni djalin, si djalin tuaj? Zonja, Eni djali është i imi. E pyeta pse nuk e pranoni përpara organit kompetent që djali është tuaj dhe të regjistrohet me atësinë tuja? Jo, tha se unë kam një pengesë nga familja im, nuk e pranon këtë fëmijë në trungun tim familjar, përndryshe do ndaj bashkëshorten. 

I thashë zoti Gëzim, si mundet brenda një qyteti, brenda një fshati të mbani dy gra, të vazhdoni një bashkëjetesë normale dhe të jeni të martuar. Dhe përgjigjja e tij ishte: Zonja Eni, unë nuk e di pse ankohen, se unë i mbaj me të gjitha të mirat, si njërën dhe tjetrën. Nuk e kuptoj se çfarë duan më shumë.

Kjo ishte jo vetëm habia, por dhe kurajoja e një burri të papërgjegjshëm i cili përgjigjet në këtë formë dhe nuk paraqitet në seancë. Dhe më të drejtë shqiptarët me drejtohen, Zonja Eni pse e ke vetëm më burrat dhe jo me gratë? Të paktën në këto 8 vjet të këtyre seancave të ndërmjetësimit, çfarëdolloj burri që kemi thirrur të përballet jo vetëm me këto lloj situatash, por çfarëdolloj situatash nuk i janë përgjigjur thirrjes. Atëherë, këto nuk janë burra, se burri ka një fjalë, përderisa i kë dalë ballë një martese edhe bashkëjetese, duhet të vish dhe të përballesh. Por, përfundimisht në këtë vend nuk ka burra. Por ka vetëm gra dhe gratë janë bërë të forta dhe me kurajo sepse të përballesh me një situatë të tillë dhe të  thuash një situatë të tillë si e Sonilës do një kurajo të jashtëzakonshme”, u shpreh juristja Eni. 

burra Eni Çobani revoltohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.