Teksa maxhoranca ka shprehur rezervat e saj për kandidaturën e Bahri Shaqirit në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i pyetur nga gazetarët, Presidenti këmbëngul se ka vepruar mbi bazë të Kushtetutës, interesit kombëtar dhe atij publik.
“Kushtetuta, interesi kombëtar dhe interesi publik janë të vetmet që më udheqin në veprimet mia dhe aktet”, tha Meta, teksa vendosi lule në shtatoren e Ismail Qemalit, në nderim të 100-vjetorit të vdekjes së tij.
Ai u pyet sërish për emërimin e Gent Cakajt në krye të MEPJ-së dhe tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e përcakton qartë se kush duhet të lidhë marrëveshje ndërkombëtare në emër të Shqipërisë.
“Nuk kam asnjë koment për veprimet e brendshme të qeverisë apo të pushtetit vendor. Unë i kam të qartë si President i republikës dhe për shkak të vendimit vizionar të Gjykatës Kushtetuese se institucioni mund t’i delegojë autoritetit kushtetues për të lidhur marrëveshje ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë”, tha ai.
