Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Rezistenca e banorëve të Komsisë, nuk miratohet projekti për furra gëlqerore afër Qafë Shtamës

11:57 / May 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kosmi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbledhje maratonë e Këshillit të Bashkisë Mat. Rezistencë e këshiltarëve të majtë dhe e banorëve të fshatrave Frankth, Gërman, Batërr e Madhe, Batërr e Vogël, Midhë e Muzhakë. Në fund këshilltarët me shumicë votash vendosën të mos miratojnë lejen për tjetërsimin e një sipërfaqe pyjore për llogari të një firme që kërkonte leje shfrytëzimi për mermer të gëlqerizuar.

Kryetari i Bashkisë Nezir Rizvani edhe në mbledhjen e tretë, të thirrur për këtë çështje, pranoi se nuk ishte në dijeni të projektit dhe nuk mund të shprehte gjykimin e tij në lidhje me miratimin ose jo të lejes.

Lexo edhe- Pesë fshatra kundërshtojnë ndërtimin e gurores në Qafë Shtamë

Sakaq këshilltarët u ndanë në mendimet e tyre. Shumica tha se kjo leje nuk duhet dhënë sepse dëmton rëndë mjedisin, shkatërron pyjet dhe infrastrukturën. Sipas tyre nuk ka përputhje të sipërfaqeve, nuk janë zhvilluar konsultime me banorët, ka mashtrime të banorëve të zonës.

Ndërsa banorët e revoltuar kërkuan nga këshilltarët të mbajnë qëndrim me votë kundër sepse kjo krahinë ka probleme të shumta, mbetjet e qytetit derdhen në territorin e Komsisë, uzina e ferrokromit krijon ndotje, ndërkohë pyjet, flora dhe fauna janë dëmtuar keq. Ndërtimi i kantierit të mermerit të gëlqerizuar thanë banorët krijon probleme të tjera në mjedis.

Në fund të debatave 13 nga këshilltarët e pranishëm votuan kundër ndërtimit të objektit dhe katër abstenuan. /tirananews.al/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drafti/ Ndihma shtetërore do t’i kalojë Autoritetit të Konkurrencës

11:36 / October 7, 2026

Protesta masive në Francë, policia përdor gaz lotsjellës ndaj nxënësve: Mbi 250 mijë persona në rrugë

11:15 / October 7, 2026

Hidhet shorti/ Çështja e Adi Hilës i kalon prokurorisë, kompozitori shkatërroi hard-diskun e kamerës që regjistroi pamjet

10:20 / October 7, 2026

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta

09:56 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.