Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rezoluta e PPE, Berisha: Prokuroria të hetojë tani krimin zgjedhor. Kontrata e lobimit me SHBA, s’ka të bëjë me 11 Majin

18:30 / May 1, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1746115094xberisha 823
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha doli këtë pasdite në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, ku bëri thirrje që Prokuroria të hetojë para 11 majit krimin zgjedhor. Berisha theksoi se dje në Valencia e Spanjës, kongresi i PPE miratoi rezolutën emergjente numër 4, vetëm një javë përpara zgjedhjeve në Shqipëri, kushtuar integritetit të procesit elektoral në Shqipëri.

”Kjo rezolutë e cila u miratua pa asnjë votë kundër në unanimitet të plotë, damkosi në mënyrë përfundimtare Edi Ramën si armik i votës së lirë në kontinentin evropian. E rreshton atë krahas Lukashenkos dhe ndonjë diktatori tjetër. PPE i bën thirrje për veprim BE-së, OSBE-së dhe Këshillit të Europës që të kërkojnë nga autoritetet shqiptare të ndalojnë çdo lloj keqpërdorimi të pushtetit shtetëror, blerjen e votës dhe manipulimin zgjedhor. Prokuroria duhet të hetojë para zgjedhjeve të gjitha akuzat që lidhen me krimet zgjedhore dhe të sjellë autorët para drejtësisë”, tha Berisha.

Sipas kreut të selisë blu, PPE gjithashtu i bën thirrje OSBE-ODIHR-it të dërgojnë vëzhgues afatgjatë në bashkitë me rrezik të lartë, të dokumentojnë abuzimet zgjedhore në raportet përfundimtare. Kongresi i PPE që grumbullon 82 parti të qendrës së djathtë të kontinentit evropian, të cilat udhëheqin Komisionin dhe Parlamentin Europian, udhëheqin Gjermaninë, Austrinë dhe janë kryeministra në 12 vende të tjera dhe qeveri në disa të tjera.

Sakaq Berisha u pyet edhe për kontratën e bujshme të lobimit me SHBA-në. ”Kontrata e lobimit nuk ka lidhje me të tjerat. Ka qëllim tjetër, marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA, paraqitjen e problematikës së realitetit shqiptar në administratën amerikane. Pa u mbyll kutia e fundit, numëruar më saktë, nuk mund të shpallë fitore. Kontrata e lobimit nuk ka të bëjë me zgjedhjet. Nuk është 6 mln euro apo shifër ekzakte, është çështje e gjatë dhe teknike sipas afateve. Nuk është si historia e gruas së Bilalit, është transparente, i financuar nga patriotë shqiptarë”,-tha Berisha.

11 maj Berisha krimi PPE Rama zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

22:05 / June 4, 2026

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

20:41 / June 4, 2026

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.