Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rezoluta për Kosovën, Çollaku-Ramës: Që KFOR të marrë kontrollin e veriut, do të thotë hap drejt ndarjes

10:44 / October 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1697099589 11331
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Seanca e posaçme në Kuvend ka nisur, ku pritet miratimi i një projektrezolute që dënon sulmin e 24 shtatorit në Veri të Kosovës. Rithemelimi dhe Partia Socialiste kanë rënë dakord për një rezolutë të përbashkët që parashikon mbështetjen plotësisht të Rezolutës të Kuvendit të Republikës së Kosovës, hetimin ndërkombëtar të sulmit në veri dhe nxitjen për të vijuar dialogun me qëllim final njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.

Deputeti dhe nënkryetari i PD-së së vulës, Kreshnik Çollaku ka kritikuar rezolutën. Në fjalën e tij, ai tha se në rezolutë janë thjesht 3 fjali që nuk tregon mbështetjen e Shqipërisë siç duhet për Kosovën. Sipas tij, ajo rezolutë s’ka mundur dot të bëjë as atë që ka bërë opozita e Serbisë karshi Vuçiçit.

”Do ndalesha dhe te rezoluta e përbashkët për Kosovën, kam qenë gjithnjë në favor. Por zonja kryetare e kuvendit referuar asaj që vendosi konferenca e kryetarëve do duhej që për këtë të ishte mbledhur Komisioni i Politikës së Jashtme, unë ndihem i fyer, sepse s’është mbledhur asnjë orë.

Dhe unë sot, shoh që keni mbërritur me një tekst, me një rezolutë me vetëm 3 fjali për Kosovën, sigurisht fjalia kryesore është se mbështetni rezolutën e Kosovës, po dhe këtë pa e cituar. A jeni në vete? Po ky është detyrim kushtetues. Kjo është arritja e madhe? Kaq është zëri i Shqipërisë. Ju e dini që Kosova është në situatë të brishtë ndërkombëtare, ka gjëra që i thotë dhe nuk i thotë. Parlamenti i Shqipërisë duhet të buçasë për Kosovën, si mund të fshihet pas rezolutës së Kosovës.

Akt kriminal i një njësie terroristësh serbe, thoni në preambulë. Kaq? Po këtë e thotë edhe Vuçiç. Po aq sa opozita serbe s’kemi ne kurajë të themi që Vuçiç është përgjegjës. Ky tekst më fyen”.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit “lumë” fishekzjarrësh në drejtim të policisë, efektivët i kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

18:31 / October 24, 2026

“Ja edhe mëma e dhunës”/ Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban

15:11 / October 24, 2026

Arrestohet edukatorja e kopshtit në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4‑vjeçar 

13:50 / October 24, 2026

Protestat, Hita inspektime në terren/ Porosi efektivëve: Ruani qetësinë, ndihmoni qytetarët në nevojë dhe veproni sipas ligjit

13:46 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.