Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rezultati i njësisë 10, Veliaj: Po përgatitemi për fitore në të 42 njësitë e Tiranës

09:38 / April 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erion veliaj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës Erion Veliaj në një dalje entuziaste nga selia rozë u shpreh se fitorja e Partisë Socialiste është e sigurt. Pas shpalljes së rezultatit në Njësinë 10 në kryeqytet ku fitoi PS, Veliaj u bëri apel të gjithëve për të pranuar rezultatin.

“Fitorja jonë është e sigurt. Po përgatitemi për fitore në të 42 njësitë e Tiranës dhe duke pasur parasysh se ka qenë një natë e gjatë do t’i ftoja të gjithë që janë përfshirë në procesin e numërimit, unë ndaj mendimin se kishim zgjedhje të shkëlqyera dhe duhet të pranojmë rezultatin, përfshirë dhe numëruesit. Të gjithë numëruesit do të bëjnë maksimumin për të punuar me orare të zgjatura. Sa më shpejt të mbyllet dhe sa korrekt të jetë aq më shpejt i përveshim mëngët për punë të mira dhe për qytetin tonë.

Veliaj shtriu dorën e bashkëpunimit edhe për ata që nuk e votuan PS , në Njësinë 10 dhe tha se do ti shërbejë me përulësi.

“Për të gjtihë ata që votuan masivisht dhe na dhanë fitore në njësinë 10 unë i falënderoj nga zemra që zgjodhën të na jepnin një mandat të fortë. Ata që nuk na votuan do t’u shërbejmë me përulësi dhe do jemi aty.  T’u shtrijmë dorën edhe atyre që nuk na votuan, ka më shumë gjëra që na bashkojnë se na ndajnë, fitoi bindja jonë dhe jo e tyre.  Pas kësaj të fitojmë një fushatë vëllazërie e bashkimi. Ata që mendojnë ndryshe nga ne por kanë të njëjtën ambicie”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.