Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rezultati zhgënjyes në zgjedhje, reagon ashpër Rudina Hajdari: Duhet të dorëhiqet

17:19 / May 25, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rudina hajdari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet e 11 majit, një ndër zërat e parë mes demokratëve që kërkon haptazi dorëheqjen e Sali Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike, është Rudina Hajdari. Teksa e cilësoi Berishën si të shkuarën që mban rreth vetes njerëz të bindur, ish-deputetja Hajdari tha se zgjedhjet e 11 majit ishin një hap pas.

“Kemi një PD të tkurrur. Nuk shoh një të ardhme. Sa kohë që Berisha të jetë në krye, PD do të ketë vetëm një të shkuar dhe jo një të ardhme. Me dorëheqjen e Berishës do të ketë zhvillime të tjera. Flasim për një parti që është kthyer në një parti që është rreth individit dhe jo rreth ideve. Berisha rreth vetes ka njerëz që i binden dhe e dëgjojnë”, tha Hajdari në një intervistë televizive.

“11 maji tregoi që demokracia në vend nuk funksionon. Është për të ardhur keq. Edhe sot kemi mbetje të komunizmit dhe nuk po i përmbysim dot. Edhe sot liderët politikë kanë ngjashmëri me ata që luftuam fort që t’i hiqnim. Rama përdor të gjitha mënyrat e mundshme për të qëndruar në pushtet. Sistemi duhet ndryshuar dhe PD duhet të kishte bërë një përpjekje më të madhe për ta ndryshuar atë.

Sistemi elektoral është gjeneza e të gjitha gjërave. Është e paprecedentë sesi Rama forcohet nga mandati në mandat. Këto zgjedhje ishin regres, bandat bashkëpunuan me pushtetin. PD duhet të kishte një program të konsoliduar kundër krimit të organizuar dhe duhet të shfaqte problemet që do të hasnin gjatë zgjedhjeve”, u shpreh Hajdari.

Berisha doreheqje rezultati Rudina Hajdari zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.