Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rezulton i humbur prej një jave, e bija e Gëzim Racakut nga Vlora tregon fjalët e fundit të babait

17:28 / July 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
50 vjecari i humbur Gezim Racaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gëzim Racaku rezulton i humbur që prej datës 5 korrik të këtij viti i ikur nga shtëpia në lagjen ‘Partizani’, në fshehtësi. Ai jetonte bashkë me djalin dhe vajzën, që ditën kur bashkëshortja i la 18 vite më parë. Ky largim i papritur i gruas shkaktoi pasoja të rënda psikologjike tek Gëzimi, i cili prej kohësh kurohej nga depresioni.

Mungesën e të atit e vuri re i pari djali. Në dollapin e rrobave mungojnë një bluzë gri, tuta të zeza dhe një palë shapka të zeza me të cilat ka dalë i veshur 50-vjeçari, momentin e largimit. Teksa i drejtohet për ndihmë emisionit ’Pa Gjurmë’, vajza e tij Zhaklina Racaku sqaron se kjo nuk është hera e parë, që Gëzimi ikën nga banesa. Mes lotësh, e bija flet për bisedën e fundit që pati me të atin e zhdukur dhe si e paralajmëroi ai ikjen e tij.

“Kur u zgjova nga gjumi babai nuk ishte në shtëpi. Dyshoj se është larguar shumë herët në mëngjes, ndërsa e kërkuam për orë të tëra atë ditë, një fqinjë e jona na tha se e kishte parë në orën 15:30 në zonën e Skelës në Vlorë, vetëm. Babai kishte kohë që nuk ndihej mirë dhe shpesh mendonte t’i jepte fund jetës. Ai është larguar edhe herë të tjera, por vetëm për disa orë, por është kthyer sërish. Im atë vuante nga depresioni dhe gjëndja e tij ka qenë e rënduar kohët e fundit. Çdo gjë e ka lënë në shtëpi. Ka dalë i veshur me një bluzë gri, një palë pantallona të zeza dhe një palë shapka të zeza. Kemi bërë denoncim në polici, por deri tani asnjë informacion. Ai e paralamëroi largimin e tij, kur më tha se i vinte keq për ne, se mund të na linte. Unë nuk e mendova se do të ikte në këtë lloj forme. Ai ka afro 8 vite që vuan nga depresioni. Shkonte gjithmone tek plazhi i vjetër në Pyllin e Sodës, kemi kontrolluar atje, por s’kemi gjetur asnjë gjurmë. Nëse më dëgjon i lutem babit të kthehet”, deklaron e bija.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kaosi gjatë protestës, Policia shoqëron protestues në zona të ndryshme të Tiranës

22:45 / October 14, 2026

Protesta e dhunshme dhe kaosi në Tiranë, ministri Demo: Skenar ogurzi i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

21:59 / October 14, 2026

Mazniku reagon për protestën: Ata që dogjën Piramidën nuk përfaqësojnë studentët

20:58 / October 14, 2026

Protestuesit sulmuan Kuvendin, Peleshi: E papranueshme, subjektet politike të distancohen nga dhuna

20:39 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.