DIMAL– Një vatër zjarri është riaktivizuar sërish në fshatin Konisbaltë në bashkinë Dimal. Zjarri ështëndezur qëllimisht, ndërsa raportohet se flakët po përparojnë drejt pyllit me pisha, duke u favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.
Terreni i vështirë e bën të pamundur futjen e mjeteve zjarrfikëse drejt zonës së zjarrit dhe zjarrfikësit dhe forcat e ushtrisë janë duke shuar flakët me pompa uji shpine dhe mjete rrethanore.
Ndërkohë që zjarrfikësit janë duke luftuar me flakët për të neutralizuar zjarrin, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrit, që është vendosur qëllimisht për të dytën herë në të njëjtin vend.