Wanda Nara dhe Mauro Icardi duket se kanë hedhur pas krahëve krizën e ditëve të fundit dhe janë ribashkuar sërish. Kjo është konfirmuar nga vetë bukuroshja, përmes një postimi të gjatë, e fjalëve emocionuese për Mario Icardin.
“Fotografitë që kam publikuar muajt e fundit tregojnë se sa mirë dhe sa të lumtur ishim. Nga ajo që ndodhi, u lëndova shumë. Çdo ditë i kërkoja Mauro-s divorcin”, shkruan fillimisht Wanda, referuar tradhtisë së shumëkomentuar, e më pas tregon se kanë nisur procedurat.
“Shkuam te avokati. Për dy ditë Mauro pranoi të gjitha kushtet dhe ne nënshkruam marrëveshjen”, shkruan më tej ajo, por një letër që futbollisti i kishte dërguar, kishte ndryshuar gjithçka.
“Të nesërmen më shkroi një letër që askush nuk ma kishte shkruar ndonjëherë: ‘Të dhashë gjithçka dhe ti ke gjithçka, shpresoj të jesh e lumtur sepse kjo do të më bënte të lumtur!’Dhe më pas kuptova diçka: se edhe nëse kam gjithçka, nuk kam asgjë nëse nuk jam me të”, shkruan Wanda, duke i emocionuar të gjithë, e duke u shprehur se ky moment do t’i forcojë si çift dhe familje.
“Jam i sigurt se ky moment i keq që po kalojmë do të na forcojë si çift dhe si familje. E rëndësishme është që ne të dy patëm lirinë për t’i dhënë fund historisë sonë 8-vjeçare, por zgjodhëm sërish njëri-tjetrin. Të dua”, përundon bukuroshja, duke i dhënë fund të gjitha thashethemeve.
Pra, dyshja më e komentuar e botës së futbollit është sërish bashkë, ndonëse si rrallëherë ata kanë pranuar publikisht momentet e vështira në çift.