Ricky Martin ka paditur Dennis Yadiel Sanchez, nipin e tij 21-vjeçar, për 20 milionë dollarë pasi akuzoi muzikantin për abuzim seksual.
Padia e këngëtarit 50-vjeçar u ngrit në San Juan, Porto Riko.
Martin pretendon në padinë e tij se Sanchez, të cilin ai e konsideronte një të huaj, mburrej se ishte nipi i tij dhe i dërgonte mesazhe deri në 10 herë në ditë për katër muaj.
Për më tepër ai pretendon se Sanchez krijoi një profil në Instagram për një nga fëmijët e tij, dhe postoi numrin e tij të telefonit në internet, duke alarmuar babanë e katër fëmijëve.
Sipas padisë, Martin kërkon 20 milionë dollarë dëmshpërblim.