Ricky Martin mund të dënohet me 50 vjet burg, pasi është akuzuar për incest nga nipi i tij 21-vjeçar.
Në fillim të muajit, këngëtari i famshëm mori një urdhër-ndalimi për dhunë në familje, por nuk u zbulua identiteti i viktimës. Por, sipas “Marca”, vëllai i tij, Eric Martin, ka zbuluar se viktima është nipi i Ricky Martin, Dennis Yadiel Sanchez.
Këngëtari akuzohet se ka “ushtruar ngacmime fizike dhe psikologjike” ndaj Sanchez gjatë lidhjes së tyre shtatëmujore, e cila përfundoi rreth dy muaj më parë.
Martin pritet të dalë para gjykatës portorikane më 21 korrik për t’u gjykuar.
Një përfaqësues i Martin i ka quajtur më parë akuzat e abuzimit “plotësisht të rreme dhe të fabrikuara”.