Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rigela rrëfen dhunën nga burri: Abortova 3 fëmijë, i tregova vjehrrës çarçafin “e virgjërisë”

16:33 / October 6, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rigela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Historia e sotme në rubrikën “Ka Një Mesazh për Ty”, në E Diela Shqiptare në Tv Klan, trajton dhunën bashkëshortore. Rigela ka kaluar 13 vite të tmerrshme gjatë martesës së saj. As ardhja në jetë e dy fëmijëve nuk ka mundur t’a qetësojë marrëdhënien me ish-bashkëshortin xheloz.

Historia e jetës së saj është shumë e vështirë dhe gjithçka ka filluar pasi është njohur me bashkëshortin e saj. Në një nga takimet me të, ata patën dhe kontaktin e parë intim dhe “nderin” e vajzërisë ja ka çuar e detyruar prej vjehrrës. Pas martesës, bashkëshorti i saj filloi të shfaqte edhe shenjat e para të xhelozisë.

Rigela: Më ndaloi për të mos patur kontakte me njeri, nuk më lejonte të kisha shoqe, të dilja, më largoi dhe nga familja. Unë duhet t’i takoja vetëm kur të donte ai.

Ardit Gjebrea: I kishe treguar prindërve të tu për këto gjëra që po të ndodhnin?

Rigela: E dinin, por gjithmonë thoshin: Hë, se do ndyshojë, me kalimin e kohës do ndyshojë. Por jo Ardit, më keq. Pas dy muajsh marr vesh që jam shtatzënë, por ai vazhdonte më ofendonte, ishte xheloz. Gjente arsye nga më të ndryshmet që të kapej me mua.

Ardit Gjebrea: Dhuna ishte vetëm psikologjike apo edhe fizike?

Rigela: Psikologjike deri tani.

Ardit Gjebrea: Cila ka qenë dhuna e parë fizike?

Rigela: Ka qenë prej flokësh.

Ardit Gjebrea: Kur?

Rigela: Kur unë u ula në shtëpinë e burrit dhe u ula me kushërirat e tij për të ngrënë drekë. Pse u ule ti aty më thotë dhe më kap për flokësh dhe më gjuan.

Ardit Gjebrea: Në sy të njerëzve ka patur skena dhune?

Rigela: Ka patur shenja dhune. Kemi qenë në një rast në pazar dhe më bërtiste; kalo para se do të ngul thikën në grykë. Shitësja e dëgjon dhe thotë nuk kam gjë për të shitur. Një ditë më ofendon keq dhe unë ia kthej, ai shkon merr pistoletën dhe më thotë do të vras. Më pas marr mamin në telefon fshehurazi dhe i them hajde më merr se do më gjesh të vdekur.

Ardit Gjebrea: Nga buronte gjithë kjo xhelozi? Nuk eshtë se pinte alkool që të humbte arsyen?

Rigela: Absolutisht. Punon shumë Ardit.

Ardit Gjebrea: Pse kaq xheloz?

Rigela: Kur kam ikur në Itali më ka thënë, unë i bëj këto, sipas mendjes së tij, se je më e lartë se mua, je më e mirë se mua.

Ardit Gjebrea: Cila është marrëdhënia jote sot me të?

Rigela: Unë jam larguar nga shtëpia. E kam denoncuar njëherë Ardit. Lajmëroj policinë dhe vjehrra kur shikon që vjen policia i thotë nuk do jesh më djali im po mbajte më këtë për grua.

Ardit Gjebrea: Po sot, cila është marrëdhënia juaj me bashkëshortin?

Rigela: Nuk kam më marrëdhënie me bashkëshortin.

Ardit Gjebrea: Prej sa kohësh?

Rigela: Nuk po bëj shumë që kam ikur nga shtëpia, po bëj pesë ditë.

Rigela tregon gjithashtu se një nga arsyet që e ka shtyrë të heqë dorë përfundimisht nga bashkëshorti dhe të largohej prej tij ishte aborti i tretë. /tvklan

Lexo edhe: U dhunua nga ish-burri, prindërit mesazh vajzës: Derën e ke të hapur, pensionin tim do ta marrin fëmijët

Rigela ka dhënë sot një mesazh të fortë për të gjitha zonjat që mund të gjenden në pozitat e saj. Nuk duhet toleruar dhuna në familje e as të shtyhet një bashkëjetesë e pamundur për hir të opinionit. Fatmirësisht ajo e ka një strehë të ngrohtë e plot dashuri pranë prindërve të saj Sulejman dhe Lutfije. /tvklan

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri në Rriban të Mallakastrës del jashtë kontrollit, flakët rrezikojnë përhapjen në zona të tjera

16:40 / August 4, 2026

Dy shqiptarë të RMV, non grata në Shqipëri – Frrok Çupi: VV e “Vlen” nxisin përçarje. Protesta? Qytetarët janë mashtruar

15:37 / August 4, 2026

U shpall non grata, Valon Bela: Vendim i marrë në sinkron nga Rama dhe Vuçiç

14:58 / August 4, 2026

“Altin Dumani i paditur për shpifje”, SPAK konfirmon lajmin e mediave italiane

14:40 / August 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.