Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Rihanna fotografohet për herë të parë pasi solli në jetë djalin

23:59 / May 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
RihannaTLM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E kemi parë gjatë gjithë shtatzënisë duke ekspozuar barkun e rrumbullakosur, por tani që u bë nënë Rihanna duket se do heqë dorë nga daljet e saj ekstravagante aq shumë të komentuara. Rihanna është fotografuar për herë të parë që kur mirëpriti fëmijën e saj të parë me të dashurin, A$AP Rocky. 34-vjeçarja ka qenë në West Hollywood ku paparacët e kapën mat duke hipur në makinë.

Riri kishte veshur rroba të gjera që i mbulonin gjithë trupin. Ajo u shfaq me një bluzë gri dhe pantallona të zeza. Nuk mungonin aksesorët: disa varse të mëdha dhe syzet teksa flokët i kishte bërë topuz. Themeluesja e ‘Fenty Beauty’ ka sjellë në jetë një djalë, me partnerin e saj, A$AP Rocky më 13 maj në Los Angeles, sipas TMZ .

Dikush që pretendonte se punonte në spitalin ku këngëtarja nga Barbados supozohej se lindi, e postoi lajmin në Facebook. Me sa duket, kur ishte gati të lindte, këngëtarja e ‘We Found Love’ i kishte larguar të gjithë nga dhoma. “Rihanna gati të lindë fëmijën e saj në spitalin ku unë jam duke punuar, ata i larguan të gjithë”, tha punonjësja e spitalit, i cili u ripostua nga ‘Gossip of the City’. Pas pak çastesh, personi ka përditësuar statusin duke thënë se këngëtarja ka sjellë në jetë një djalë. “Ajo lindi një djalë”, ka shkruar burimi.

Rihanna konfirmoi shtatzëninë e saj në fund të janarit duke shfaqur barkun e rrumbullakosur ndërsa ishte për një shëtitje romantike në New York me të dashurin e saj prej shumë kohësh. Në një intervistë të marsit për ELLE, bukuroshja 34-vjeçare tregoi se ishte tashmë në tremujorin e tretë të shtatzënisë. Pas arrestimit të Rocky-t në prill të vitit 2022, Rihanna mendohej se ishte afër lindjes kur ajo organizoi një baby-shower. Festa, e cila u zhvillua në Hollywood, u cilësua si ekstravagante dhe private. Të ftuarit nuk u lejuan të bënin video ose fotografi, sipas HipHollywood dhe iu kërkua të vishen me rroba në ngjyrë neoni.

rihana
riri

djale nene rihana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.