Bashkia e Durrësit ka rihapur aplikimet për qytetarët banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe janë klasifikuar si të dëmtuara me pasoja të lehta dhe të mesme (DS1, DS2 dhe DS3). Burime për FaxNews bëjnë me dije se procesi është hapur sot pa dhënë asnjë njoftim zyrtar.
Po të njëjtat burime bëjnë me dije se hapja e aplikimeve ka krijuar radhë të gjatanë ambientet e Prefekturës së Durrësit sepse aplikimet do zgjasin vetëm 24 orë. Gjithçka ka nisur rreth orës 19:00 të mbrëmjes dhe pritet që afati të përfundojë nesër në orën 18:00.