Pas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar rikthehen në shkolla këtë të martë.
Shkak për këtë vendim ishte pikërisht rënia e ndjeshme e rasteve të reja me koronavirus dhe numrit të viktimave.
Ndërsa për studentët, situata vijon të jetë e njëjtë, ku mësimi vazhdon të zhvillohet pa prezencë në auditore, pra online.